Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Rrezik nga Iteligjenca Artificiale, OKB: Kërcënon të drejtat e...

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime...

PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria...

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull...

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit ka nisur....

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më qëlluan”, ra...

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse në portën...

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt...

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime,...

Kthimi i Netanjahut në pushtet dhe marrëdhëniet Turqi-Izrael

20 Dhjetor 17:10

Perspektiva e kthimit në pushtet të kryeministrit të zgjedhur Benjamin Netanjahu, pas fitores së tij në zgjedhjet e nëntorit, po ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënieve turko-izraelite, që kishin filluar të përmirësoheshin. Marrëdhëniet mes Benjamin Netanjahut dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në të kaluarën kanë qënë të tensionuara, por sipas analistëve, ndikimi rajonal i Teheranit dhe programi i tij bërthamor, përbëjnë shqetësim për të dy vendet.

 

 

Benjamin Netanjahu fitoi zgjedhjet në Izrael dhe u emërua kryeministër në një kohë që marrëdhëniet turko-izraelite kishin filluar të përmirësoheshin.

 

 

Gjatë mandatit të mëparshëm të zotit Netanjahu, ai dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpesh fyenin njëri-tjetrin.

 

 

“Mes dy udhëheqësve ka patur një retorikë të ashpër. Kulmi u arrit në vitin 2018, pas një përpjekjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Por ata janë shumë pragmatikë dhe kanë qenë në pushtet për një kohë të gjatë”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

 

 

Presidenti Erdogan e telefonoi shpejt zotin Netanyahun për ta uruar për fitoren në zgjedhje. Të dyja palët thanë se biseda mes tyre ishte e përzemërt.

 

 

Irani është një çështje që i bashkon dy udhëheqësit, sepse ata ndajnë të njejtin shqetësimin për rritjen e ndikimit rajonal të Teheranit dhe programin e tij bërthamor.

 

 

“Kemi një transformim të madh të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit, që është i dobishëm për të dyja palët. Izraeli ka një problem të madh me Iranin. Zoti Netanyahu ka dyshime të mëdha për armët bërthamore iraniane. Sipas tij, ata janë afër arritjes së synimit për krijimin e forcave bërthamore. Kjo është kundër interesave jetike turke dhe do të prishte ekuilibrin ushtarak në Lindjen e Mesme”, thotë këshilltari i presidentit turk, Mesut Casin.

 

 

Benjamin Netanyahu ka nevojë për mbështetjen e disa partive politike, që analistët thonë se ndjekin politika të vijës së ashpër ndaj palestinezëve dhe mund të rrisin tensionet me zotin Erdogan, që ka shprehur një mbështetje të fortë për palestinezët. Por përparësitë e Ankarasë mund të kenë ndryshuar.

 

 

“Në të kaluarën, tradicionalisht, çështja palestineze ka qenë një provë e rëndësishme për marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit. Por mendoj se tani gjërat kanë ndryshuar. Turqia mendon se ka nevojë për mbështetjen e Izraelit dhe ka vendosur marrëdhënie strategjike me Izraelin”, thotë Asli Aydintasbas nga Instituti Brookings.

 

 

Afrimi i presidentit Erdoganit me Izraelin është pjesë e një politike më të gjerë të përmirësimit të lidhjeve në rajon. Analistët theksojnë se një pjesë e madhe e drejtuesve të vendit nuk janë ndjerë rehat me mbështetjen e fortë të zotit Erdogan për çështjen palestineze.

 

 

Për momentin, përparësitë e Ankarasë duket se janë përqendruar në bashkëpunimin me Izraelin në fusha të ndryshme, përfshirë ato të energjisë dhe të mbrojtjes.

 

 

“Turqia është e interesuar për vendosjen e bashkëpunimit ushtarak me Izraelin. Kam punuar me Izraelin gjatë shërbimit ushtarak, ne kemi bërë marrëveshje shumë të mira me Izraelin”, thotë këshilltari i presidentit turk, Mesut Casin.

 

 

Industritë izraelite dhe turke të mbrojtjes janë të pranishme në të njejtat tregje. Por çdo bashkëpunim, sugjerojnë analistët, ka të ngjarë të jetë i kujdesshëm, duke patur parasysh të kaluarën e trazuar mes dy udhëheqësve.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Izrael Netanjahu Turqi

Nga e njëjta kategori

Rrezik nga Iteligjenca Artificiale, OKB: Kërcënon të drejtat e njeriut, duhen masa mbrojtëse 

më shumë...

Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj: Dominojnë traumat nga aksidentet e pickimet nga insektet

më shumë...

PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve

më shumë...

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull për paqen dhe stabilitetin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:45

Rrezik nga Iteligjenca Artificiale, OKB: Kërcënon të...

2:37

Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj:...

2:14

Ëndërronte të bëhej mjek, i jepet sot...

1:59

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset...

1:54

PD takim me të Dërguarin Special të...

1:42

Balla pret të Dërguarin Special të Trump:...

1:36

Po transportonin tetë emigrantë të paligjshëm, arrestohen...

1:24

Kushtetuesja ndërhyn për pagat: Parlamenti duhet të...

1:17

A i shkatërron mikrovala vlerat ushqyese të...

1:04

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lezhë, terreni...

12:45

Të moshuarit nuk i ndahen bujqësisë, çifti...

12:35

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit...

12:20

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më...

12:09

Zjarr në një gomisteri në Tresh të...

12:05

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse...

11:57

Rrugorja e Tiranës nuk fal shoferët problematikë,...

11:43

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka...

11:40

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët...

11:33

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke...

11:31

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.