E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kthimi i emigrantëve pas festave, fluks në doganën e Kapshticës

Kthimi i emigrantëve në vendet e tyre të punës, në vendin fqinj të Greqisë ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Për të përballuar një situatë të tillë që vinte në rritje dhe radhët e gjata të krijuara në këtë pikë të kalimit kufitar, pala shqiptare ka shuar në makisum numrin e sporteleve por procedurat e kontrollit të imtësijshëm në dalje bënin që edhe koha e përpunimit të dokumentacioneve të ishte më e madhe.

 

Në kushte të tilla rradhët e krijuar shkaktonin pakënaqësi tek shtetasit shqiptar që prisnin për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Pritje që bëhej akoma edhe më e vështirë për shkak edhe të temperaturave të ulta nën zero gradë si dhe udhëtimi me fëmijë dhe të moshuar.

 

Reklamë

Pala greke edhe me një fluks të tillë lëvizjeje ka vijuar të punojë me sportele të redutuara. E thënë ndryshe me dy sportele në hyrje dhe vetëm një në dalje, ndërsa pala shqiptare ka punuar me pesë sportele në dalje dhe dy në hyrje.

 

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet pikës së alimit kufitar të Kapshticës më shumë se 7300 shtetas shqiptarë e të huaj.

Më shumë video

Reklamë