E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ktheu një ambient në serë kanabisi, arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim në Vlorë

Një 24-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Reklamë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe K. K. (të ndaluar me herët nga Policia), kishte përshtatur një ambient, si serë, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë.

Gjatë këtij operacioni, në vitin 2021, në fshatin Kaninë, Policia sekuestroi 262 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë