Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim një 45-vjeçar, pasi akuzohet për organizim të lojërave të paligjshme të fatit.

 

Gjatë kontrollit të një lokali në katin e parë të një pallati, policia ka gjetur dhe sekuestruar 8 kompjutera që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

 

Si pasojë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 45-vjeçarin, i cili rezulton të jetë poseduesi i kompjuterave si dhe pronar i lokalit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *