E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Kronikë

Kthesë e papritur/ 20-vjeçarja u mbyt nga burri i saj grek

Mediat greke shkruajnë se 20-vjeçarja në Greqi u vra nga bashkëshorti i saj, Charalambos Anagnostopoulos.

 

Sipas informacionit në dispozicion të policisë, të dhënat vërtetojnë se 32-vjeçari është fajtor për vdekjen e gruas së tij, e cila u torturua për vdekje pranë foshnjes së saj. Autoritetet kanë arritur në këto përfundime pas mbledhjes dhe analizave të të dhënave nga kamerat, celularët e çiftit, por edhe ora biometrike e 20-vjeçares, që tregoi kohën reale të vdekjes, e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Anagnostopulos.

 

Reklamë

Analiza e orës “smart” të Caroline tregoi se të dhënat e paraqitura nga 32-vjeçari ishin në kontrast të plotë me të dhënat e regjistruara nga celularët dhe ora biometrike e 20-vjeçares.

 

Duke pasur të dhënat e reja në dispozicion, policia i kërkoi dje 32-vjeçarit të kthehej në Athinë nga Alonissos për t’u ripyetur.

 

Kjo ngjarje është një nga vrasjet më të rënda të shënuara vitet e fundit, e që tronditi mbarë opinionin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë