E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kthesa e vdekjes në Burrel

Një 68-vjeçare ka humbur jetën pasdites e së martës në aksin nacional Burrel – Tiranë në vendin e quajtur Baz. Viktima është Nadire Murra 68 vjeç. Sipas policisë makina me të cilën ajo udhëtonte sebashku me bashkëshortin humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Ky aks rrugor është shndërruar ne burim aksidentesh për shkak të mungesës së sinjalistikës. Asllan Cakoni është dëshmitar i mbi 16 aksidenteve të ndodhura në më pak se 300 metra rrugë pranë banesës së tij. Ai tregon se mjetet përfundojnë shpesh në oborrin e banesës, duke rrezikuar edhe jetën e familjarëve. Drejtuesit e mjeteve shprehen se ky segment nuk ka asnjë element sigurie. Aksi kombëtar Burrel – Milot ka mungesë të theksuar të sinjalistikes vertikale dhe mbrojtësve anësore.

 

Më shumë video

Reklamë