Subscribe

Pas marrëveshjes Rama-Basha, opozita rikthehet ne këshillin bashkiak te Tiranës. Por gjate shqyrtimit te pikave te rendit te ditës nuk kane munguar debatet mes demokrateve dhe anëtareve te  mazhorances. Këshilltaret demokratet kane kundërshtuar piken e trete per detajimin e buxhetit te bashkisë, si dhe shtimin e 102 punonjësve ne agjencinë e parqeve. Demokratet kane akuzuar per punësime politike ne prag zgjedhjesh, ndërsa drejtues te bashkisë kane argumentuar projektvendimin.

 

Pavarësisht kundërshtive, opozita ka bashkuar votat me mazhorancen dhe ka miratuar buxhetin e detajuar se bashku me punësimet e reja. Debate ka pasur edhe per piken e peste te rendit te ditës, ku kompanisë Eco Tirana qe ka marre përsipër pastrimin e kryeqytetit t’i jepet mundësia te operoje edhe me shoqëri te tjera tregtare. Demokratet e kane cilësuar abuzive dhe favorizim te hapur. Kjo pike nuk ka marre kuorumin e votave ndaj mbledhja është ndërprere dhe shtyre per ne  datën 6 qershor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *