Ketë te premte 30 shqiptar azilkërkues  ne shtetin e Holandës janë kthyer me force ne Shqipëri. Ne ketë mënyre shkon ne 500 numri i shqiptareve te kthyer ne total për vitin 2016. Ne nje njoftim per shtyp Ambasada Holandeze ne Tirane, thotë se mes këtyre personave te kthyer ka patur edhe nga ata shqiptare, te cilët janë përpjekur te shkojnë ne Britaninë e  Madhe me mënyre te paligjshme nëpërmjet porteve holandeze. Duke ju referuar te dhënave vetëm ne 5 muajt e pare te këtij viti, janë 900 shqiptare qe kane aplikuar per azil ne Holande. Ambasada sqaron se kërkesat per azil nuk kane shanse te pranohen nga shqiptaret, për aq kohe sa vendi i tyre i origjinës konsiderohet i sigurte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *