E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kthehen 60 infermierët shqiptarë që shërbyen në Itali

Përfundon misioni i ekipit të dytë të 60 infermierëve shqiptarë që ndihmuan Italinë në luftën kundër COVID-19 duke shërbyer në zonën e Marche. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një postim në “Facebook”, ajo shkruan se infermierët janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri pas ndihmës së ofruar ndaj popullit italian.
 

“Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian. Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali. #KrenarePërInfermierët”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë