Subscribe

Ish-Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale mbërriti në të gdhirë të së shtunës në ambientet e Policisë së Tiranës, pasi u arrestua në Gjirokastër për akuzat e vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës. Bashke me te ne pranga ranë ish-vartësit Elda Kozaj e Artevis Mene si dhe Pranvera Lile ekonomiste ne nje shoqëri private. Në kërkim u shpallën tre persona të tjerë ish-funksionarë në Ministrinë e Punës. Sipas Prokurorisë, hetimet mbi ministrin e qeverisë Berisha nisën në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ne vitin 2013. Ksera, në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ish-drejtorin e kabinetit Kleves Bitro, si edhe me mbështetjen e disa zyrtarëve të tjerë ka vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Këto shuma financiare, ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punës i kishin akorduar për disa aktivitete për shtresa të ndryshme sociale, por që faktikisht eventet nuk ishin realizuar por vetëm shënuar në dokumente. Paraditen e te shtunës, Ksera është takuar me avokatin e tij Genc Gjokutaj, duke mohuar akuzat per vjedhje e duke akuzuar per arrestim me motive politike. Ndërkohe, Prokuroria ka dërguar ne Gjykatë kërkesën e saj per masën e sigurisë. Mësohet se akuza do te kerkoje gjate seancës se te dielës arrest me burg për ish-ministrin dhe dy te arrestuarit e tjerë. Per veprën penale për te cilën akuzohet, Spiro Ksera, rrezikon dënimin deri ne shtate vjet heqje Lirie. Ai ka mbajtur detyrën e Prefektit të Gjirokastrës në periudhën 2005-2009. Më pas mori detyrën e ministrit të punës nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *