Reperi i njohur Capital T ka reaguar pas tensioneve në seancën e Kuvendit të Kosovës që është mbajtur sot.

 

Përplasjet ndodhën mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë. Deputetë nga të dy kampet u konfliktuan me njëri-tjetrin.

 

Në një moment, deputeti i PDK-së, Beqa dëgjohet teksa i drejtohet deputetit të VV-së, Besim Muzaqi, me fjalët: “Kryt ta heki”.

 

Capital T, bashkangjitur videos shkruan: “Edhe sa”.

 

Tensionet u krijuan pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) filluan ta kritikojnë ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për një deklaratë të dhënë për media vite më parë për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët i kishte cilësuar si njerëz të krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *