Lufta në Irak ishte e paligjshme. Kjo është deklarata e zv/kryeministrit Xhon Preskot, në qeverinë “Bler”, duke kryqëzuar ish-shefin e tij. Në një artikull për “Sunday Mirror” pak pas publikimit të hetimit shtate vjeçar për ligjshmërinë e nisjes së luftës së Irak nga ana e Britanisë, zyrtari i lartë ka thënë se ai vendim katastrofal po i rëndon në ndërgjegjen e tij. Në vijim të këtij shkrimi, ish zv/kryeministri Xhon Preskot i ka kërkuar falje familjarëve të ushtarëve të mbetur të vrarë në luftën e Irakut. Ai ftoi dhe Toni Blerin të bëjë të njëjtën gjë. Disa ditë më parë, një Komitet Hetimi, publikoi konkluzionet e një pune 7-vjeçare mbi dokumentet në luftën në Irak dhe doli në përfundim se vendimi ishte i nxituar. Sipas këtij raporti, ish-kryeministri Tony Bler, nuk i ka shqyrtuar të gjitha opsionet, përpara se të vendose nisjen e sulmeve. Ndërkohë, vetë ish-kryeministri tha se vendimi i tij bazohej në raportet e Inteligjencës Britanike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *