Përdorimi i krahasimit mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Jezus Krishtit nga kryetarja e Zyrës Fetare të Shtëpisë së Bardhë, Paula White, ka shkaktuar reagime të forta dhe akuza për “blasfemi”.
Gjatë një ngjarjeje në prag të Pashkës, White deklaroi se Trump ka përjetuar sfida të mëdha dhe sakrifica, duke e krahasuar me jetën, vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. “Kushdo që ka paguar një çmim të madh për kauzën e tij, mund të kuptohet përmes shembullit të Jezusit. Dhe zotëri President, për shkak të ringjalljes së Tij, edhe ju u ringjallët,” tha White.
Ajo gjithashtu tha se Trump ishte “i tradhtuar, i arrestuar dhe i akuzuar me rrena”, duke theksuar se, sipas saj, kjo pasqyron një model të njohur nga Jezusi dhe se fitorja e tij në përballjen me sfidat është një mesazh i frymëzuar nga Zoti.
Në një moment lutjeje, White shtoi se “Amerika është e bekuar sepse Trump vendosi të dedikojë kombi në shërbim të Zotit” dhe se gjithçka që ai prek e bën “me hirin e Zotit”, duke e krahasuar atë me natyrën njerëzore dhe hyjnore të Jezusit.
⛪ PAULA WHITE COMPARES TRUMP TO JESUS AT WHITE HOUSE
White House Faith Office leader Paula White-Cain sparked backlash by comparing President Trump to Jesus, citing their shared experiences of being “betrayed and arrested.” Critics labeled the remarks “blasphemous” as White… pic.twitter.com/KuM3UldiCf
— Macro Pulse (@Macropulse01) April 2, 2026
Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime të ndryshme, me shumë kritikë që e konsiderojnë krahasimin si të papërshtatshëm dhe ofendues për besimtarët, ndërsa mbështetës të Trump e shohin si një lavdërim për lidershipin dhe ndikimin e tij.
/vizionplus.tv





