E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Video · Politikë

Kryetarja e KQZ: Jam kërcënuar, nuk mbështes asnjë parti

Vlerësimi i listave të kandidatëve që do të jenë pjesë e garës së 14 shkurtit në Kosovë, ka krijuar një situatë problematike dhe të tensionuar në Kosovë. Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka deklaruar se ajo dhe institucioni që drejton, janë kërcënuar.

 

VALDETE DAKA

KRYETARE E KQZ, KOSOVE

Reklamë

 

“Të gjithë kandidatët që dje e kanë parë veten në listën e Këshillit Gjyqësor si persona që nuk plotësojnë kriterin për t’u certifikuar si kandidatë për deputetë, do t’u them vetëm dy fjalë, shkurt, shqip dhe qartë: është ligji, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin dhe jo unë. Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua dhe një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike dhe që asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike.”

 

Daka shtoi se kërcënimet publike ndaj saj janë të paprecedente dhe të rrezikshme, ndërsa nuk pranoi të bënte të ditur emra konkretë. Më herët, nën/kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se moscertifikimi i 47 deputetëve, përfshirë këtu edhe kreun e partisë së tij, Albin Kurti, po bëhet për eleminime politike.

 

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla në një reagim në rrjetin social facebook u shpreh se Valdete Daka po keqpërdor detyrën e saj në krye të KQZ, për shkak te preferencave personale. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që Policia e Kosovës të hetojë kërcënimet ndaj KQZ-së.

Më shumë video

Reklamë