E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 49 minuta më parë
Video · Bota

Kryeson koalicioni i Berluskonit, “5 yjet” partia e parë

Lëvizja “5 Yjet” e Luigi Di Maio ka surprizuar duke dalë partia e pare deri më tani, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Itali.

 

E ndërsa vijon ende procesi i numërimit të votave, partia udhëheqëse është ‘Lëvizja Pesë Yjet’ e themeluar në vitin 2009 nga Bepe Grillo, me 31%, ndërsa qendra e djathtë e drejtuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi në koalicion partinë anti-emigrantëve Lega dhe atë te ekstremit të djathtë, është në avantazh me 37.64%.

 

Reklamë

Më shumë vota deri më tani brenda koalicionit ka arritur të mbledhë “Lega”, duke lënë pas partinë e ish-kryeministrit Berlusconi.

 

Ndërkohë, në vendin e tretë, pozicionohet qendra e majtë e ish-kryeministrit Mateo Renzi me 23.61% e cila ka pësuar një rënie drastike, madje mediat italiane nuk përjashtojnë as mundësinë për dorëheqjen nga kryesimi i partisë.

 

Legjislatura e re do të ketë 618 deputetë, 309 senatorë e 18 parlamentarë të zgjedhur nga diaspora italiane.

 

Megjithatë sipas panoramës së deritanishme, asnjë nga partitë politike apo koalicionet, nuk kanë arritur të sigurojnë 40% të votave të nevojshme për formimin e qeverisë.

 

Më shumë video

Reklamë