E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kryeqyteti mbetet i kuq, Partizani fiton derbin

Partizanit fiton derbin e Kryeqytetit, duke mposhtur me rezultatin minimal 1:0  Tiranën.

 

Goli vendimtar mban firmën e talentit Esat Mala, i cili në minutën e 21′ i vodhi kohën mbrojtjes kundërshtare dhe me një devijim të lehtë tundi rrjetën.

 

Reklamë

Të dy tifozeritë dhuruan spektakël në tribuna, ato i kthyen në një arenë feste shkallët e “Selman Stërmasit”.

 

Demat e Kuq me këtë fitore e çojnë në 14 numrin e derbeve pa humbje, ndërsa me këtë 3 pikësh e shikon veten në vendin e parë të Kategorisë Superiore, në kuotën e 13 pikëve.

 

Ndërsa nga ana tjetër bardheblutë pësojnë humbjen e dytë në 6-të javët e para, duke koleksionuar vetëm 5 pikë që prej rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë