Subscribe

TEA SADIKU-GAZETARE VIZION PLUS

 

Në këto ditë të nxehta korriku ku temperaturat shënojnë mbi 35 gradë celsius qindra turistë kanë zgjedhur si destinacion turistik Tiranën.

 

Mes mikpritjes, ushqimit dhe zhvillimit të kryeqytetit turistët e nisin rrugëtimin e njohjes me vendin tonë në sheshin “Skënderbej”.

 

Lok dhe Anni kanë ardhur nga Belgjika për herë të parë dhe synimi i tyre është që gjatë ditëve të qëndrimit të udhëtojnë në sa më shumë qytete.

 

“Ne jemi nga Belgjika. Kemi ardhur djhttps://www.youtube.com/watch?v=8BBb6IyH9Xwe për herë të parë dhe qëndruam në Durrës, ndërsa këtu në Tiranë sapo arritëm dhe po na pëlqen shumë. Do të qëndrojmë 12 ditë dhe dëshirojmë të shëtisim nëpër Shqipëri. Do të shkojmë në Valbonë pasi disa miq na e kanë sugjeruar dhe besoj se do jetë një mrekulli.”

 

Ndërsa Cristovo dhe Degi kanë ardhur nga dy shtete të largëta Mongolia dhe Portugalia. Ata i sheh me aparate fotografike në duar, ku fokusojnë ndërtesat dhe pikat më interesante që kryeqyteti ofron.

 

1-“Kam ardhur nga Portugalia, kam bërë një rrugë të gjatë duke vizituar disa nga vendet e Ballkanit dhe ndalesa e radhës ishte në Shqipëri. Së bashku me mua janë dhe 3 djemtë e mi dhe arsyeja që ata i kam marrë me vete është të njohin kulturën e vendeve të vogla, por që kanë bërë histori. Po më pëlqen shumë Tirana, pasi di të mirëpresë turistët.”

 

2-“Unë vij nga Mongolia, është hera ime e parë dhe besoj se do të ketë dhe herë të tjera që do vij, më pëlqen shumë ky vend.”

 

Në rrugët e mbushura të kryeqytetit gjen dhe nga ata turistë që zgjedhin të rikthehen në Shqipëri.

 

TURISTE NGA POLONIA

“Unë jam nga Polonia por prej 10 vitesh jetoj në Holandë. Kjo është hera ime e tretë në Shqipëri. Ajo që më bën të kthehem e të rikthehem është natyra, klima dhe sigurisht njerëzit këtu. Nuk mund të le pa përmendur dhe ushqimin tim të preferuar, fërgesën që tashmë është bërë e famshme dhe në vendin ku unë jetoj. Këtë vit kam sjellë dhe familjen time dhe do ta shëtis nga Malësia në Sarandë. Tiranën e shoh çdo herë që vij ndryshe. Shoh ndërtime të reja, shoh zhvillim urbanistik, por shoh dhe pastërtinë e këtij qyteti.”

 

Kryeqyteti këto ditë është i mbushur më vizitorë nga vende të ndryshme. Në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e deri te turizmi malor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.