Subscribe

Ne konferencën e parë të Kryeqyteteve Europiane të Kulturës në Firence, Erion Veliaj, ka bërë të ditur se Tirana ka hedhur kandidaturën për të qenë fituese per ketë vlerësim pas gjashte vitesh.

 

 “Shqipëria ka aplikuar për të qenë kandidate në vitin 2024, ndaj e kemi shfrytëzuar këtë mundësi të shkëlqyer të gjithë kryeqyteteve evropiane të kulturës në të kaluarën, për të lobuar për kandidaturën tonë. Falë kontributit të mikut tonë, Dario Nardella, kryetar i Bashkisë së Firences, qytetit tonë binjak, besoj se Shqipëria ka shanse shumë të mira, duke qenë se do të ketë edhe mbështetjen e këtyre qyteteve në përgatitjen e kandidaturës së saj për vitin 2024”

 

Veliaj e cilësoi kandidaturën si një mundësi të shkëlqyer për kryeqytetin shqiptar. Ai u shpreh se kanë filluar përgatitjet për infrastrukturën dhe buxhetin e nevojshëm.

 

“Kultura sot nuk është vetëm art dhe teatër. Kultura sot është biznes, turizëm, sjell ekonomi. Ndaj, jam shumë i lumtur që Tirana po përgatit këtë kandidaturë. Sot, teksa përgatitemi për Teatrin e Ri, teksa kemi Turbinën, Shtëpinë e Gjetheve, kemi hapur shumë muze, kemi shumëfishuar buxhetin për art dhe kulturë, si nga qeveria qendrore, ashtu edhe nga bashkia lokale, besoj se kandidatura jonë ka një shans të shkëlqyer për të qenë e suksesshme”

 

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë, sipas Veliajt, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë artit dhe kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *