Subscribe

Edhe pse gjatë javës Kryeqyteti ishte kthyer ne normalitet,fundjava eshte tërësisht ndryshe. Te premten, Ministria e shëndetësisë publikoi urdhrin e kufizimit të lëvizjeve për fëmijët, pensionistët dhe bizneset.

Por kjo e shtunë, e gjeti Tiranën me rrugë të mbushura plot me njerëz e dyqane hapur, madje edhe lokale.    

Zona e liqenit artificial vazhdon të jetë e mbyllur duke krijuar pakënaqësi tek njerëzit

Qytetarët thonë se pas një jave lirie, vendimi për mbylljen e fundjavës ishte i panevojshem .

Por të tjerë besojnë se izolimi është mënyra me e mirë për të përballuar pandeminë.

Mbyllja e të gjithë aktiviteteve dhe bizneseve ka shqetësuar dhe shoferet e taksive. Sipas tyre, izolimi I njerëzve ka reduktuar të ardhurat.

Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe si Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini dhe Kruja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *