E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda në “sitën” e vettingut

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do t’i nënshtrohet këtë të martë procesit të vettingut.

 

Seanca do të zhvillohet në orën 10:00 tek ish-Pallati Kongreseve ndërsa trupa gjykuese do të përbëhet nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

 

Reklamë

Prokurorja Donika Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002.

 

Ajo ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit për më shumë se 15 vite.

 

Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Vazhdo të lexosh

Reklamë