Subscribe

Zgjidhjen e çështjes së mandatit të prokurorit të Përgjithshëm, ambasadorja franceze Christina Vasak e gjen tek përcaktimet kushtetuese. Nga Korça, diplomatja  tha se fatin e pasuesit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, e përcaktojnë autoritetet kompetente shqiptare.

 

“Kushtetua shqiptare ashtu si çdo Kushtetutë tjetër përcakton kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe janë autoritetet kompetente të vendosin për vazhdimësinë. Edhe për pasuesin janë autoritetet kompetente që duhet të vendosin.”

 

Procesi i integrimit europian të Shqipërisë, e veçanërisht vendimi për hapjen e negociatave për anëtarësim, varet nga ecuria e reformave dhe për këtë duhet pritur analiza e institucioneve të BE-së.

 

“Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe nga të gjitha institucionet e BE-së. Siç themi në Francë, të mos ecim më shpejtë se sa muzika. Ne presim shumë raporte, prandaj mos ecni më shpejt se sa muzika. Sigurisht që Shqipëria pret shumë nga Europa, sepse është një dëshirë shumë e madhe e Shqipërisë dhe popullit shqiptar që të bëhet pjesë e BE-së, si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është kandidate nga viti 2014. Tani ka ardhur momenti të presim vendimin e autoriteteve dhe institucioneve europiane për hapjen e negociatave. Nuk mund të paragjykim vendimin dhe kjo është arsya se përse ju them se të mos ecim më shpejt se muzika. Kjo analizë do të bëhet në reformën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.”

 

Zyrtarë të larët të BE-së janë shprehur se viti 2018 do të jetë përcaktues për çeljen e negociatave te anëtarësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *