Subscribe

Një ditë pasi kryeministri Rama i konsideroi veprimet e organit te akuzës arbitrare dhe tha se mungojnë provat per arrestimin e deputetit Tahiri, prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lllalla deklaron se procesit do t’i shkohet deri ne fund.

 

Në seminarin per luftën kundër kanabisit organizuar nga ministria e drejtësisë, kryeprokurori i rikujtoi kryeministrit edhe ndarjen e pushteteve, ndërsa shtoi se me tonelata kanabisi janë lejuar të kalojnë përtej kufirit nga ata që duhej t’i ndalonin duke nënkuptuar policinë.

 

Çështja Tahiri ka thelluar përplasjet mes Prokurorisë dhe kryeministrisë. Shefi qeverise beri te qarte qëndrimin qe do te mbahet ne seancën e se mërkurës, duke u pozicionuar kundër prokurorisë. Kjo e fundit i konsideroi deklaratat e Rames si përpjekje per te bere presioni mbi organin e hetimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *