Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Kurbinit Zeqir Hoda.

Prokurori e kaloi këtë process ndonëse në relacion u konstatuan disa dilema në lidhje me pasurine e Zeqir Hodës.

Ai ka 17 vite që punon në sistemin e drejtësisë në prokuroritë Krujës, Tiranës dhe prej 5 vitesh si drejtues në Kurbin.

Gjatë seancës dëgjimore, relatorja Etleda Ciftja pohoi se subjekti I rivlerësimit ishte vlerësuar pozitivisht nga ILDKPI, por ndryshe mendoi KPK, sipas të cilës prokurori ka mungesë burimesh të ligjshme të pasurisë por në një rast edhe konflikt interesi.

Zeqir Hoda nuk justifikon plotësisht paratë për blerjen e dy apartamenteve 92 dhe 108 meter në Tiranë të blera në vitet 2001 dhe 2015.

Një tjetër problem i identifikuar nga Komisioni ishte fakti që prokurori Hoda zotëronte aksione në kompaninë Albtelekom, blerë në vitin 2008 në vlerën e 50 mijë lekëve. Gjithashtu, edhe bashkëshortja e tij që ka punuar në këtë shoqëri ka rezultuar aksionere po në shumën 50 mijë lekë.

Relatorja Çiftja pohoi se referuar ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, Komisioni konstatoi se pokurori Hoda është në  shkelje të ligjit, pasi për shkak të detyrës që ai mban nuk mund të lidhë kontrata me institucionet publike.

Komisioni ka evidentuar si problematikë edhe gjendjen cash jashtë sistemit bankar. Sipas relatores Çiftja, ka rezultuar se ai ka mungesë dokumentacioni justifikues për shumat cash në gjashtë vite të deklarimit, ndërsa një tjeter shqetësim ishte edhe përdorimi I makinave të përsonave të tretë nga kryeprokurori I Kurbinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *