Kryeprokurori italian: Mafia shqiptare, e ngjashme me “Ndrangheta”! Ka krijuar lidhje të forta me…

Kryeprokurori italian Roberto Rossi, në një intervistë për televizionin ”Rai Uno”, e krahasoi mafian shqiptare që vepron në Itali me “Ndrangheta”. Madje, ai e ka konsideruar edhe më të rrezikshme.
“Këtu ka një emergjencë kombëtare krimi i organizuar shumë i ngjashëm me ‘Ndrangheta’, por që është shumë herë më i rrezikshëm sepse nga njëra anë ka dhunën e mafies rurale dhe nga ana tjetër ka ‘inteligjencën’ e mafies së biznesit”. Kanë marrëdhënie të forta me Kolumbinë.”
Ai vuri theksin mes të tjerash se si drejtuesit e mafias shqiptare dhe asaj italiane po i dërgojnë fëmijët e tyre në universitetet më të shtrenjta.
“Disa djem të kapobandave të drogës kanë studiuar në Milano, në universitete prestigjioze. Më shumë se një sinjal i dëshirës për t’u ndarë nga familja, përkundrazi, ata janë formuar në kontekste sociale ku qarkullojnë pasuri dhe të ardhura të shumta.”




