Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi ka dalë këtë të premte përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

Seanca do të bazohet në rivlerësimin e Elezit për tre kritere. Ndërkohë në fjalën e tij në seancën dëgjimore ai ka thënë se është i hapur deri në fund të procesit që t’iu përgjigjet pyetjeve nga anëtarët e KPK-së. Elezi ka nisur punë si prokuror në vitin 1999 dhe ka kryer deklarime periodike të pasurisë së tij që nga viti 2003 e në vijim pa ndërprerje.

 

Në lidhje me pasurinë ILDKP ka vlerësuar se Elezi ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, dhe se ai nuk ka bërë fshehje apo deklarime të rreme.

 

Seanca dëgjimore me Elezin drejtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *