Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shpreh para gazetarëve mbrëmjen e djeshme se gjatë natës së ndërrimit të viteve kishte ndodhur një incident.

 

Bëhet fjalë për një banesë, e cila u përfshi nga flamët, por falë ndërhyrjes së zjarrëfikëseve, sqaroi Nano, zjarri është shuar dhe nuk ka të lënduar.

 

Më tej, ai uroi punonjësit e policisë për shërbimin e tyre gjatë këtij viti.

 

“Dua të falenderoj gjithë punonjësit e Policisë që kanë qënë në shërbim, kanë kryer një punë të mrekullueshme, po ashtu edhe të gjithë forcat e Policisë, të cilat janë në gadishmëri të plotë për të siguruar rend edhe qetësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, nuk kemi patur asnjë incident deri më tani  të raportuar apo të konstatuar. Fatmirësisht ky vit ka filluar me kembë të mbarë, është e vërtetë që është një vit ndryshe dhe kërkohen masat anticovid, por siç i shikoni të gjithë njerëzit që po festojnë janë të gëzuar dhe une i uroj të gjithëve një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe shumë të suksesshem. Në ditët në vijim situata do të kthehet në situatën  normale dhe shërbimet e Policise do të vazhdojnë shërbimet e tyre si i kanë kryer dhe më përpara, kështu që nuk presim ndonjë ndryshim të madh, të gjithë  qytetarët e dinë sesi duhet të sillen në raport me masat anticovid dhe me shërbimet që kryen Policia, ashtu dhe me orarin e përcaktuar dhe për këtë do të ketë dhe njoftime nga ana jonë. Deri më tani nuk kemi të konstatuar dhe të raportuar asnjë incident. Është një banesë, kemi mar një njoftim, ka shkuar zjarrfiksja dhe punonjësit e Policisë po marin masa për shuarjen e zjarrit, në banesë nuk ka asnje person të dëmtuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *