E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kryeplaku Bes Kallaku hyn në fermë, çfarë sfide u dha ai fermerëve

Kryeplaku Bes Kallaku hyri në fermë këtë të premte, ku prezantoi fermerët me sfidën e radhës.

Ai bëri të ditur se sfida e përcaktuar nga Agai konsiston në gjetjen e emrave përkatës të luleve që ndodhen në vazo.

Reklamë

Agai është kujdesur të vendos në oborrin e fermës 50 vazo, ku fermerët të ndarë në dy grupe do duhet të gjejnë emrat e saktë, përkatësisht 25 lule për secilin grup.

“Këtu janë 50 vazo me lule, secili grup ka nga 25 lule me emrat përkatës. Grupi ka për detyrë të zgjedhi një lule dhe t’i gjej emrin, nëse e gjen gabim dhe e le aty, digjet”, tha Besi.

Grupi i parë përbëhet nga Artemisa, Mariana, Elsa, Çiljeta, Gloria, Renisi dhe Valeri, ndërsa grupi i dytë përbëhet nga Dijonisi, Ditea, Flori, Albano, Gledisi, Baby G dhe Xhesika. /vizionplus.tv/

 

Më shumë video

Reklamë