Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ka uruar Pashkët për të gjithë besimtarët ortodoks. Në mesazhin e tij, Primati i Kishës thekson rëndësinë që shoqëria të ndahet nga urrejtja dhe variantet e saj.

 

Ai thotë se në atmosferën e turbullt të krijuar nga pandemia, ngjallja e Krishtit duhet të jetë vaksina e zemrave tona për të ofruar faljen e plotë mes nesh.

 

Imzot Anastasi shprehet më tej se është detyrimi ynë që të kontribuojmë vazhdimisht për zbutjen e tensioneve dhe të konflikteve të shumëllojta të urrejtjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *