Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

Kryenegociatori i Iranit: SHBA-ja s’ka alternativ tjetër përveç se të pranojë kushtet tona

12 Maj 08:38

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë alternativ” tjetër përveç se të pranojnë kundërpropozimin e fundit të Teheranit për përfundimin e luftës.

“Nuk ka alternativ përpos që të pranohet e drejta e popullit iranian ashtu siç është përshkruar në propozimin 14-pikësh”, tha Baqer në X më 12 maj, i cili njëherësh është edhe kryetar i Parlamentit Iranian.

“Çdo qasje tjetër do të jetë krejtësisht jopërfshirëse, asgjë më shumë sesa një dështim i ri”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, tha gjatë një konference për media më 11 maj se përgjigja e Teheranit – që i është dërguar SHBA-së përmes ndërmjetësit, Pakistanit, më 10 maj – përfshin ndaljen e luftës, heqjen e bllokadës të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, lirimin e aseteve të ngrira të Iranit dhe “vendosjen e sigurisë në rajon dhe Liban”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur kundërpropozimin e Teheranit “krejtësisht të papranueshëm”.

“Sa më gjatë ata i zvarrisin këmbët, më shumë do të paguajnë taksapaguesit amerikanë për këtë çështje”, shtoi Baqer.

Një ditë më parë, presidenti Trump foli edhe për armëpushimin me Iranin që është në fuqi që nga 8 prilli, duke thënë se marrëveshja ishte në prag të kolapsimit, duke shtuar se po e shqyrton mundësinë e rinisjes së shoqërimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, teksa po synon të arrijë “fitore të plotë” në luftën që nisi më 28 shkurt.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 11 maj, Trump tha se armëpushimi është “jashtëzakonisht i dobët”.

“Do të thosha se ky është një nga [armëpushimet] më të dobëta për momentin, është në aparate mbështetëse për jetë”, tha ai. “Do të thosha se armëpushimi është në mbështetje masive për jetë.”

Udhëheqësi amerikan më vonë tha në një intervistë për Fox News se po shqyrtonte rifillimin e operacionit për shoqërimin e anijeve nëpër ngushticë, megjithëse një vendim përfundimtar për këtë çështje ende nuk është marrë.

Operacioni për shoqërimin e anijeve nisi më 6 maj, por u ndërpre më pak se dy ditë më vonë.

“Ne do të kemi një fitore të plotë”, tha Trump, duke shtuar se Teherani mendon se “do të lodhem nga kjo. Do të mërzitem ose do të jem nën ndonjë presion. Por, nuk ka presion”.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran SHBA

Nga e njëjta kategori

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s në Moskë?

më shumë...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

më shumë...

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon ankimimin, lë në qeli Ermal Beqirin

më shumë...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.