Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç  gjatë vizitës zyrtare në Luksemburg është shprehur optimiste se pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, do të vijojnë bisedimet për një zgjidhje afatgjatë, të qëndrueshme dhe një kompromis midis Prishtinës dhe Beogradit.

 

 

ANA BRNABIC

 

KRYEMINISTRE E SERBISE

 

 

Shpresoj që pas zgjedhjeve, ne do të kemi njerëz që janë mjaft të guximshëm dhe të përgjegjshëm, mbi të gjitha ndaj qytetarëve tanë, dhe të aftë të flasim për një zgjidhje afatgjatë, të qëndrueshme. Do të jemi atje. Beogradi është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje afatgjatë me Prishtinën, por që duhej të ishte një zgjidhje kompromisi. Një palë nuk mund të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbë gjithçka.

 

 

Ndërsa kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel në konferencën e përbashkët theksoi se se marrëveshja midis prishtinës dhe beogradit është e domosdoshme..

 

 

XAVIER BETTEL

 

KRYEMINISTER I LUKSEMBURGUT

 

 

Vendi juaj, ashtu si i gjithë Ballkani Perëndimor, ka një rol kryesor në ruajtjen e stabilitetin dhe paqes në Evropë. Paqja nuk mund të merret si e mirëqenë dhe kjo është arsyeja pse marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është e rëndësishme për qytetarët tuaj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të arrihet një kompromis.

 

 

Shefi i qeverisë së Luksemburgut theksoi se Serbia duhet të vazhdojë me reformat në gjyqësor, shtetin e së drejtës dhe lirinë e mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *