Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se vendimi i Prishtinës për dialog “është në kundërshtim me “mendjen e shëndoshë”.

 

Shefja e qeverisë së Serbisë, pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar ajo ka thënë se platforma e Prishtinës është goditja e tretë, dhe se Serbia do të reagojë në mënyrë të matur.

 

“Goditja e parë ishte mosrespektimi i Marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina. Sot, 2,149 ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Prishtina nuk ka bërë asgjë, nuk zbatoi asnjë letër të atij dokumenti. Nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave Serbe, që është obligim i vetëm i Prishtinës dhe shtylla e marrëveshjes”.

 

Sipas saj një tjetër goditje ishte futja e një takse për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

 

“Deri tani nuk është anuluar. Prishtina ka dhënë një mesazh të qartë për BE-në dhe SHBA-në se ajo nuk do të hiqet dhe ishte goditja e dytë e madhe. Goditja e tretë përfundimtare është miratimi i kësaj platforme”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *