E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kryeministrja serb: Mos testoni durimin e Serbisë për çështjen e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç përmes një deklarate iu lut Bashkësisë ndërkombëtare të mos “testojë” durimin e Serbisë dhe as mirëkuptimin e saj kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, por ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe të sillet në përputhje më të.

Kryeministrja serbe theksoi se nevojitet durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit aktual të shqiptarëve të cilët sipas saj janë të pa përgjegjshëm, të paparashikueshëm dhe nuk respektojnë marrëveshjet e arritura.

Deklarata e kryeministes serbe bëhet menjëherë pasi Presidenti Aleksandër Vuçiç anuloi takimin në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Autoritetet serbe thanë se shkak për këtë ishte përgjigja e autoriteteve të Prishtinës drejtuar Vuçiçit në lidhje me kërkesën e tij për të vizituar pjesën veriore të Kosovës dhe ndalesën për të vizituar edhe liqenin e Ujmanit./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë