E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kryeministrja May: Java e ardhshme do të jetë kritike për Britaninë

Kryeministrja britanike, Theresa May, deklaroi se largimi i saj nga pushteti nuk do ta lehtësonte marrëveshjen e Brexit-it.

 

Shefja e qeverisë angleze u ka thënë kritikëve, që është përballur me mundësinë e votës së mosbesimit nga disa ligjvënës pas publikimit të planit për largim nga Bashkimi Evropian, tha se java e ardhshme do të jetë kritike. Gjithashtu ajo mund të përballet me votë besimi nëse së paku 48 ligjvënës konservatorë – 15% të partisë parlamentare – e kërkojnë atë me letra zyrtare.

 

Reklamë

Marrëveshja në mes të Bashkimit Evropian dhe Britanisë është pritur me shumë kritika dhe pritet të nënshkruhet në një samit gjatë javës së ardhshme.

 

Ka dyshime nëse ajo do të mbështetet nga të gjitha palët, si nga opozita ashtu edhe nga Partia e Bashkimit Demokratik të Irlandës Veriore. Ndërkohë kujtojmë se deri më tani janë dorëhequr disa ministra të kabinetit.

 

Në një prononcim për Sky neës, May ka thënë se “politika është biznes i rëndë dhe unë jam pjesë ë saj qe një kohë të gjatë”, duke shtuar se shtatë ditët e ardhshme do të jenë kritike për Britaninë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë