E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kryeministrja May: BE po rrezikon jetën e qytetarëve

Kryeministrja britanike, Thereza May ka thënë se Bashkimi Europian rrezikon jetën e qytetarëve me largimin e Britanisë nga marrëveshjet kyçe policore.

 

Sipas saj BE-ja është duke bllokuar marrëveshjet për ndjekje të terroristëve dhe ndarje të informacionit pasi marsit të vitit 2019.

 

Ndër të tjera kryeministrja britanike, u ka bërë thirrje liderëve që të bëjnë vlerësimet e duhura çfarë është në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe tyre.

 

May ka folur dhe për samitin që po mbahet në bruksel, ku ka thënë se largimi i Britanisë nga skema e zbatimit të ligjit, do të nënkuptonte se do të zvogëlohej aftësia për të luftuar terrorizmin.

 

Lidërit evropianë sipas saj duhet të zbatojnë porosinë te negociatorët e tyre për t’i lejuar Mbretërisë së Bashkuar qasje në profilet e ADN-së, sistemin e informatave për zonën Shengen, databazë për alarme në kohë të saktë dhe mundësi për shfrytëzim të informatave në Sistemin Informativ të të Drejtave Penale Evropiane.

Vazhdo të lexosh