E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 44 sekonda më parë
Video · Bota

Kryeministrja e Britanisë, May: Zgjedhje të parakohshme

Ne nje lëvizje tërësisht te papritur, kryeministrja e Britanisë Tereza May, ka bere publike planet e qeverise per ta çuar vendin ne zgjedhje te parakohshme ne 8 qershor te ketij viti. Zonja May ne nje dalje përpara mediave nga Downing Street, deklaroi se pas nisjes se Brexit, vendi po bashkohet, por parlamenti mbetet shume i ndare. Per këtë arsye, sipas saj mbajtja e zgjedhjeve përpara afatit te programuar ne vitin 2020, ishte nje domosdoshmëri.

 

“Javët e fundit, laburistët kane kërcënuar se do te votojnë kundër marrëveshjes përfundimtare qe ne do te sigurojmë per largimin nga Bashkimi Europian. Liberal demokratet kërkojnë te bllokojnë punën e qeverise. Partia Kombëtare Skoceze thote se do te votoje kundër çdo ligji qe largon Britaninë nga unioni. Nese ne nuk mbajmë zgjedhje tani, lojërat e tyre politike do te vazhdojnë.”     

 

Reklamë

Kryeministrja May u shpreh e bindur se zgjedhjet e parakohshme do te shërbejnë si një garanci per siguri dhe qëndrueshmëri ne drejtimin e vendin ne rrugën e veshtire te Brexit. Me përpara, Downing Street kishte mohuar ne mënyrë kategorike mundësinë e mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme.

 

 

Më shumë video

Reklamë