Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se Serbia është e vendosur për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në një takim me ministrin e jashtëm të Danimarkës, Anders Samuelsen, ato kanë diskutuar edhe në lidhje me  dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

 

Ndër të tjera kryeministrja Bërnabiç ka thënë se, Serbia është e përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por që sipas saj, dialogu me Prishtinën nuk mund të vazhdojë pa heqjen e taksës tregtare ndaj Serbisë. Theksin kryesor në këtë takim ajo e ka vënë te integrimi evropian, që është e ardhmja strategjike e Serbisë dhe se reformat janë serioze dhe përgjegjës.

 

Sipas saj, Serbia është duke bërë përpjekje shtesë në këtë fushë, kështu duke përmirësuar edhe bashkëpunimin rajonal, transmeton më tutje lajmi.net.

 

Nga ana tjetër kryediplomati danez, Samuelsen, ka thënë se Danimarka mbështet perspektivën evropiane të Serbisë dhe vlerësoi se shteti i tij ka marrëdhënie të mira me Serbinë.

 

Ndërkohë që kryeministrja serbe ka theksuar arritja e një zgjidhjeje kompromisi do të jetë e mundur vetëm kur Prishtina ta tërheq taksën që i ka vënë mallrave të Serbisë, pasi që sipas saj, kjo është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s.

 

Kryediplomati danez Samuelsen, në lidhje me vendimin e Kosovës për taksën doganore për mallrat e Serbisë e Bosnjes dhe Hercegovinës, ka thënë se, Danimarka ndan pozicionin e BE-së dhe pret që Kosova të respektojë rregullat e CEFTA-s dhe të tërheqë këto masa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *