Kryeministria, përmes Drejtorit të Komunikimit, Endri Fuga, ju përgjigj kryedemokratit Lulzim Basha. Duke marrë shkas nga reagimi i këtij të fundit për vaksinat, Fuga i qartësoi Bashës se në Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi s’ka nisur vaksinimi.

 

“Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh”

 

Në reagimin e tij në “Twitter”, Basha tha se teksa vendet e rajonit kanë nisur vaksinimin, Rama po sjell shumë pak doza në Shqipëri.

 

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *