Subscribe

Megjithëse këmbënguli se nuk do te merrte pjese ne séance opozita ne Maqedoni është bere pjese e debatit parlamentar për ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Zoran Zaev i shtriu dorën e bashkëpunimit deputeteve te VMRO duke kërkuar votën e tyre ne këmbim te amnistisë për ngjarjet e 27 prillit.

 

Zoran Zaev: Të gjithë atë ditë ishim në shënjestër të personave të manipuluar të cilët u vërsulën dhunshëm ndaj deputetëve, tani është rasti i duhur që duke qëndruar të gjithë përkrah Maqedonisë dhe të ardhmes së saj, për fëmijët tanë dhe gjithë fëmijët që vinë pas neve, të falim dhe të pajtohemi. Nuk ka mundësi më të mirë kur tani i duhemi njëri tjetrit, kur i duhemi shtetit dhe popullit tonë. Ana e djathtë e sallës (opozita) ti shtrijë dorën anën së majtë (shumicës) kolegët e anës së majtë ti shtrinë dorën atyre të anës së djathtë. Tani është momenti i shkëlqyeshëm që të falim dhe të pajtohemi. Nga këtu dërgoj mesazhin për falje dhe pajtimet për ngjarjet që ndodhën më 27 prill. Unë e di se kjo ka çmim, por jam i gatshëm që ta paguaj çmimin, është politik. Politikanët shkojnë dhe vinë, por shteti dhe populli mbeten përgjithmonë.

 

 

Zaev iu kujtoi ligjvënësve përgjegjësinë për te vijuar rrugëtimin drejt integrimit ne Bashkimin Europian dhe ne NATO.

 

Zoran Zaev: Sot çdo deputet e ka çelësin për një vendim historik. I ftoj ata që akoma kanë mëdyshje që të mendojnë. Shikojeni të ardhmen e gjeneratave të reja. Ju e keni të drejtën të zgjidhni edhe të kundërtën por ajo zgjedhje na kthen pas. A është ajo e ardhmja që dëshironi për ju dhe gjeneratat e reja?Le të mbahet mend kjo ditë kur i kemi lënë anash ndarjet politike dhe kemi zgjedhur interesin e përbashkët. Kjo është dita kur deputetët e zgjedhur kanë të drejtë të marrin vendimin e shenjtë dhe ta zbatojnë vullnetin e qytetarëve. Nëse ndonjëra nga partitë nuk është e gatshme të veprojë kështu, unë ftoj çdo deputet të veprojë individualisht, në interes të shtetit.

 

Një marrëveshje mazhorancë-opozite përjashton skenarin e zgjedhjeve te parakohshme.

 

Ndërkohë gjate punimeve te kuvendit dhjetëra persona protestuan. Tubuesit me pankarta në duar dhe bluza me parulla kundër referendumit kërkuan dorëheqjen e Qeverise dhe mos-votimin e ndryshimeve kushtetuese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *