Subscribe

 

Si për të sfiduar protestën e opozitës, Kryeministri Edi Rama ka dalë na zyra e tij në kryeministri dhe në këmbë, ka shkuar në një prej lokaleve pranë çadrës së opozitës. Xhest i cili është shoqëruar me fërshëllima nga protestuesit.

 

Ndërkohë më herët, nga Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë sinjal, i cili do të mundësonte kapërcimin e krizës politike.

 

Pas deklaratës së kryeministrit Rama se është gati të shkojë personalisht tek çadra e opozitës për të negociuar, Basha tha se kreu i qeverisë është i mirëpritur, por me kusht që në dorë të ketë deklaratën e dorëheqjes.

 

 “E mirëpresim si të penduar për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke ardhur me dorëheqjen e tij. Dialogu nis këtu. Dhe i them se je i mirëpritur në këtë shesh të lirisë, por nëse është një tjetër lojë apo demagogji, i them sot se koha për lojra ka mbaruar dhe nuk je i mirëpritur në çadër, por do vijë sheshi tek ti.”

 

Akuzave se opozita po bllokon zbatimin e Vettingut, e për pasojë edhe integrimin europian, me bojkotin e parlamentit, Basha thotë se kushti i vetëm nuk është Vettingu.

 

 “7 kushte për integrimin, pesë kushte e BE dhe gjermanët i shtuan dy të tjera, dekriminalzimi dhe zgjedhjet e lira. Kush po i  bllokon rrugën Shqipërisë për në Europë? Këtë e di mirë gjithë Europa, me përjashtim të ndonjë keqinformuari apo shoku apo mik i Edi Ramës. E ka bllokuar Rama që mban në pushtet njerëz të lidhur me krimin.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *