E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kryeministri spanjoll refuzon bisedimet me Katalonjën

Kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, ka paralajmëruar se çdo deklaratë pavarësie nga Katalonja, nuk do të ketë efekt!

 

Në një intervistë për gazetën “El pais”, kryeministri refuzoi gjithashtu edhe ndërmjetësimin për të zgjidhur këtë situatë. I pyetur nëse ishte i përgatitur të aktivizonte nenin 155 të Kushtetutës Spanjolle, i cili i lejon parlamentit kombëtar të ndërhyjë në drejtimin e rajonit, Rajoy u shpreh se nuk përjashton asgjë që është brenda kornizave ligjore.

 

Ndërkohe mijëra njerëz u mblodhën në protesta në mbështetje të unitetit të vendit. Tubimet ishin në kundërpërgjigje te referendumit të mbajtur të dielën e kaluar ne Katalonjë. Presidenti katalanas, Carles Puigdemont pritet t’i drejtohet parlamentit rajonal të martën per hapat e mëtejshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë