Subscribe

Për mbajtjen për herë të dytë të presidencës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vizitën e parashikuar nga 14 deri 21 shtator, kreu i qeverisë do të jetë i shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cila prezantoi edhe dy ngjarjet që do të shenjojnë presidencën.

 

OLTA XHAÇKA

 

MINISTRE E JASHTME

 

Është një nismë tejet e rëndësishme dhe inovative, për të cilën punojmë prej thuajse dy vjetësh, dhe që e kemi përfshirë në agjendën e Këshillit për muajin shtator. Bëhet fjalë për një përpjekje ambicioze dhe shumë sfiduese për të garantuar shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të ndihmave humanitare kudo në botë në kohë krizash, qoftë në situata lufte, qoftë në situata katastrofash natyrore. 

 

Ngjarja e dytë do t’i kushtohet agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës dhe domosdoshmërisë së zbatimit të  ligjeve ndërkombëtare.

 

OLTA XHAÇKA

 

MINISTRE E JASHTME

 

Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit, i cili do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës për paqen dhe sigurinë në botë, si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar e konsoliduar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar. 

 

Pas Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës, në Amerikë do të shkojë edhe presidenti Bajram Begaj ku në 21 shtator do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të Kombeve të Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *