E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kryeministri Rama uron Trump për fitoren

Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump për rezultatin e arritur në zgjedhjet e Amerikës.

Me anë të një postimi në platformën “X”, kreu i vendit tonë shprehet se ishte një nder për të, të punonte përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve, teksa shtoi se mezi pret të punoj me Trump me Presidentin e 47-të të Amerikës.

“Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme  Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama.

 

Më shumë video

Reklamë