Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e...

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të drejtën për...

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit fshihen nën...

Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes për Ngushticën...

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë në siklet”...

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk braktisin pacientin...

Ukraina godet sërish depot e Wildberries në Rusi: Po...

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e...

I mituri 14 vjeç hap zjarr në shkollë, vret...

Tabaku: Përjashtimi i KAYO-s nga TVSH-ja, një tjetër skemë...

Kryeministri Rama takohet me Mark Rutte: Ju po bëni shumë, Shqipëria gjithmonë mund të mbështetet te NATO

17 Shtator 10:00

Kryeministri Rama, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe aleancës transatlantike. Ky takim vjen në një moment kyç për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, fokusi i diskutimeve u vu dhe tek roli i Shqipërisë në misionet e NATO-s. Të dy liderët theksuan angazhimin e përbashkët për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte: ! Është një nder i vërtetë që të kem mikun tim të ngushtë, Edi Rama, Kryeministrin e Shqipërisë, që na viziton. Shqipëria është një aleate e palëkundur.  Shqipëria do të mbërrijë  2% e shpenzimeve ushtarake këtë vit, që është një angazhim i madh. Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, përfshi edhe përmes ndërmarrjeve të veta shtetërore, çka është e rëndësishme, sepse na duhet një bazë më e fortë industriale në mbarë NATO-n.

Ju po ndihmoni shumë me Ukrainën, për shembull, përmes komandës tonë në Wiesbaden, ku kemi një mision shqiptar, por po kështu, përmes trajnimit gjuhësor për partnerët në luftime, për teknikët, kështu që po bëni shumë kur vjen fjala për Ukrainën. Edhe jashtë Shqipërisë ju po merrni pjesë në Forcat Atlantike në Letoni, në Bullgari jeni aktiv në Kosovë përmes KFOR-it, kështu që vërtetë po bëni shumë më tepër, përtej madhësisë tuaj.

Në fakt, ju jeni shumë i gjatë, megjithatë Shqipëria nuk është aleati më i madh i ynë dhe Shqipëria po bën shumë. Dua të falënderoj shumë që jeni aleat kaq i patundur. Ju e dini që NATO-ja mund të mbështetet tek Shqipëria dhe ju e dini që gjithmonë Shqipëria mund të mbështetet tek NATO-ja. Kështu që edhe një herë, faleminderit për vizitën tuaj. Faleminderit që jeni një mik kaq i ngushtë personal dhe për gjithçka që ju po bëni për NATO-n.

Kryeministri Edi Rama:  Është afërmendsh që është përherë një kënaqësi, jo vetëm falë miqësisë sonë të gjatë, por edhe për shkak të një fakti të thjeshtë që ka gjithmonë diçka për të mësuar prej jush. Jemi  këtu për të rikonfirmuar gjithçka që ju thatë dhe më shumë. Duam të bëjmë më shumë. Tashmë po rinisim rilindjen e industrisë sonë, jemi shumë të prirur të diskutojmë me ju punën e mëtejshme që duhet bërë për të bërë të mundur portin e ri ushtarak në Shqipëri në Porto- Romano dhe sigurisht jemi këtu edhe për të folur së bashku për mënyrat me të cilat mund të qasemi në programin “Safe” të BE, i cili sa i takon sigurisë, shkon përtej perimetrit të vendeve të BE-së dhe mund të jetë i dobishëm dhe për vendet e NATO-s në Europë. Kështu që faleminderit për mikpritjen tuaj gjithmonë të hijshme dhe besoj që jeni njësh, se keni gjithmonë energji në mëngjes dhe jemi këtu që të bëjmë më të mirën për gjithçka. Faleminderit!

./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama Mark Rutte

Nga e njëjta kategori

Aksident fatal në Gjermani, shuhet familja nga Kosova, babai, djali dhe nipi humbin jetën

më shumë...

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Shkodër (EMRAT)

më shumë...

Kujtohet publicisti Teodor Keko, aktivitet në Muzeun Etnografik të Durrësit

më shumë...

“Benzi” përplaset me furgonin tek “pushimi i shoferit”, një i moshuar në gjendje të rëndë, makina përfundon në kanal

më shumë...

One thought on “Kryeministri Rama takohet me Mark Rutte: Ju po bëni shumë, Shqipëria gjithmonë mund të mbështetet te NATO”

  1. VLORA says:
    September 17, 2025 at 10:56 am

    O Gent, bëj një Diellë tjetër për Salinë sebase fiton

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:22

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi,...

1:06

Aksident fatal në Gjermani, shuhet familja nga...

12:38

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm,...

12:32

Kujtohet publicisti Teodor Keko, aktivitet në Muzeun...

12:13

“Benzi” përplaset me furgonin tek “pushimi i...

12:10

Digjen zinxhir kazanët e mbeturinave në Durrës,...

12:05

Alkooli ju heq patentën përgjithmonë, hyjnë në...

11:31

Kryente mashtrim online përmes dërgesave me postë,...

11:29

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të...

11:25

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit...

11:14

Korriku rekord në Portin e Durrësit, mbi...

11:13

Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes...

11:04

Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë...

10:59

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë...

10:57

Adoleshentëve nuk u duhet dietë dhe ushtrime...

10:23

Kafeja dhe sistemi imunitar, ekspertët zbulojnë si...

10:12

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk...

9:59

I dënuar për disa vepra penale, arrestohet...

9:54

Ukraina godet sërish depot e Wildberries në...

9:47

Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit...

Më të klikuarat

  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.