E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kryeministri Rama takohet me Idrizin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet me deputetë të partive aleate. Në një prej hoteleve pranë selisë së Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë është takuar me kreun e partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi dhe deputetin e kësaj force politike Aqif Rakipi. Biseda është përqendruar ekskluzivisht në votimin e reformës në sistemin e drejtësisë në seancën parlamentare të 21 korrikut. Nuk bëhen të ditura detaje të bisedës mes Ramës dhe deputetëve të partisë, pjesë e koalicionit qeverisës, por mësohet se kryeministri ka kërkuar votën për ndryshimet kushtetuese.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë