Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka nxjerre ne pah nje prej dimensioneve te marrëveshjes politike te 18 majit, ate te nje rruge te re komunikimi mes mazhorances dhe opozitës. Gjate nje bashkëbisedimi me fermerët e Korçes, Rama ka theksuar se ky kompromis synon t’i jape fund gjuhës se dhunës.

 

Por pavarësisht marrëveshjes PS e PD mbeten kundërshtare dhe Rama ka deklaruar se ne 25 qershor, Partia Socialiste do te marre e vetme 71 mandate.

 

Rama u ka bere thirrje qytetareve te kujtojnë dështimet e Partisë Demokratike e te mos e votojnë te djathtën. Rama u ka premtuar fermerëve se ne 4 vitet e ardhshme e majta do te punoje me shume per qytetaret qe jetojnë ne zonat rurale me me shume projekte per bujqësinë.

 

Pjese nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama:

“Kur të fillojmë fushatën duhet të kemi një zgjedhje shumë të qartë. Duam të bëjmë më shumë apo ti humbasim dhe këto që janë bërë. Kjo është shumë e thjeshtë. Nëse ata që dolën nga çadra rifuten në zyra, bëhet çadër gjithë shteti prapë nga e para. Edhe çadër që na zë brenda të gjithëve, siç na zuri në 1997 dhe në 2013, me më pak zhurmë por me gjithë ato borxhe. Ajo që PD ka treguar deri në 48 orë përpara është se nuk dinë të bëjnë shtet por vetëm të çmontojnë shtetin. Ajo që kemi për të humbur nëse kthehemi mbrapa është katastrofë. Kemi 1 mijë gjëra që as nuk mund të bëhemi bashkë, ama në fund të ditës jemi përfaqësues të këtij populli dhe nuk na ka borxh populli. Vettingu u bë, do votohet dhe do ta votojnë të gjithë.” 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *