E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kryeministri Rama: Situata është dramatike, ta përballojmë së bashku

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e jashtëzakonshme që ka përfshirë vendin tonë këtë të martë si pasojë e goditjes nga një termet me magnitudë 6.4 ballë.

 

Reklamë

Shefi i qeverisë në reagimin e tij thekson se goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura.

 

“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë. Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situate.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë