Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Serbisë. Kreu i qeverisë shqiptare, së bashku me homologun serb Aleksandër Vuçiç, do të marrë pjesë ditën e enjte në forumin e gjashte të sigurisë në Beograd, ku do të flitet mbi të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-serbe dhe stabilitetin e Europës Juglindore. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Beograd, Rama do të ketë edhe një takim me përfaqësuesit e luginës së Preshevës dhe Bujanovcit, si dhe të zgjedhur shqiptarë në parlamentin serb. Në ditën e dytë të qëndrimit në Serbi, kryeministri do të marrë pjesë në forumin ekonomik të Nishit, ku do të jetë i shoqëruar nga zyrtarë të larë të shtetit, si dhe biznesmenë. Në këtë forum Rama dhe Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshjen për ngritjen e dhomës së tregtisë shqiptaro-serbe, që do të ketë selinë në Tiranë. Gjatë qëndrimit në Beograd, kryeministri Rama do të promovojë edhe librin e tij “Kurbani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *