E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar të PS të premten, zbardhet agjenda

Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama do të mbahet të premten në orën 10 në Pallatin e Brigadave mbledhja e grupit parlamentar të PS.

Mbledhja, e cila do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama, do te vijojë me fjalën e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi dhe më pas do të jetë kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla që do të mbajë fjalën.

Reklamë

Më pas fjalën do e kenë kryetarët e komisioneve, ku nga 10 minuta do të ketë secili prej tyre për të folur për raportin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare.

Një fjalë do të ketë edhe Sekretari i Grupit mbi raportin e pjesëmarrjes së deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.

Reklamë

Në fund për konkluzionet do të flasë kryetari i grupit Taulant Balla dhe kryeministri Rama. Mbledhja pritet të përfundojë rreth orës 15.

Kjo mbledhje vjen vetëm 3 ditë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar më 19 janar. /vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë