E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 38 minuta më parë
Politikë

Rama: Tërheqim kandatin tonë në Kavajë për të shmangur destabilizimin (VIDEO)

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154720077831523/

 

 

Kriza politike ka marrë një kthesë të papritur. Kryeministri Edi Rama në një dalje urgjente para mediave tha se PS tërheq kandidatin e saj nga zgjedhjet për bashkinë Kavajë, çka do të thotë se pritet që e diela të jetë një ditë e zakonshme.

Reklamë

 

Por kreu i qeverisë lëshoi ultimatumin e fundit për kundërshtarin politik, duke i lënë dy ditë afat për të arritur marrëveshjen, e cila do ta bënte PD-në pjesë të zgjedhjeve politike.

 

Duke nënvizuar se oferta e tij për opozitën, në tavolinën e negociatave nuk ndryshon, Rama tha se data e zgjedhjeve do të jetë 18 Qershori.

 

Shefi i ekzekutivit zbuloi një skenar, pas të cilit qëndron opozita, që sipas tij synon destabilitetin e vendit.

 

Edi Rama nënvizoi se do të bëjë gjithçka për të kthyer opozitën në rrugën e arsyes. Por nëse përballë këtij qëndrimi konstruktiv sipas tij, do të mbetet i njëjti mur bllokues, më 18 qershor zgjedhjet do të bëhet edhe pa opozitën.

 

Pjesë nga fjala e Ramës

 

Ndihem i qetë në ndërgjegjen time sepse kam bërë shumë për të futur PD në zgjedhje. Mekanizmi i propozuar garanton barazi. Dua tu them në radhë të parë shumë faleminderit për mbështetjen që na jepni dhe për të mos lënë asgjë të mundshme në funksion të gjithëpërfshirjes në zgjedhjet e 18 qershorit. Shumë kush më përmend fjalin që mos e lësho 18 qershorin. Edhe po të doja nuk është në dorën time.

 

18 qershori nuk është një datë e zgjedhur nga unë, por nga kushtetuta. Për sa më takon 18 qershori nuk mund të jetë pjesë e negociatave mes partive. Unë nuk jam vetëm kreu i PS-së por edhe kryeministër i Shqipërisë. Si kryetar i PS-së nuk kam asnjë shqetësim nëse PD do të shkojë në vetëvrasje, por si kryeministër kam përgjegjësi.

 

Mazhoranca nuk ka bërë asgjë për ta çuar PD në këtë krizë. Vendimi i lidershipit të PD-së është vetëm vendim i tyre. Këmbëngulja për dialog nuk është dobësi. Politika është shah, e kjo është një lojë që durimi strategjik të nxjerr fitues. Ka disa prej jush që e kanë mendjen në Kavajë në 7 maj. Ka shumë që i druhen. Ka njerëz që i druhen një përplasje fizike, ka të tjerë që druhen se ka një konflikt në Shqipëri.

 

Ka një plan për destabilizimin e këtij vendi dhe çadra është ngritur për këtë qëllim. Këto nuk janë hamendje, por fakt. Shqipëria nuk do të destabilizohet nga ky plan. Sfida jonë nuk është 7 maji i Kavajës. Sfida jonë është të shkojmë deri në 18 qershor duke bërë çmos që Shqipërisë të mos i hyjë gjemb në këmbë.

 

Sfida jonë është që mandatin tjetër ta marrim në 18 qershor. Shqipëria që duam nuk është vetëm e socialistëve, por edhe e demokratëve. Provokimit antikushtetues, antiligjor e antidemokratik, ne nuk duhet dhe nuk do ti përgjigjemi flakë për flakë. Kavaja nuk do të bëhet sheshi për një shesh të neveritshëm. Turpi le ti mbetet PD-së. Unë i kam sugjeruar kandidatit tonë në Kavajë që të tërhiqet. Këtë ja ka kam kërkuar edhe kandidatit tjetër.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë