Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një “bllof skandaloz” videon e radhës ku dëshmitari i njohur me emrin Babale dhe gazetari Jetmir Olldashi treguan se vëllai i ministrit të brendshëm Agron Xhafaj, është i përfshirë në trafikun e drogës.

 

“Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”

 

E nis me ironi kryeministri Rama postimin e tij në Faceook.

 

“Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqiptarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngaherë apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditëziut Babale me këtë gazetarin Jetmir? – e mbyll Rama postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *